Një flote prej më shumë se njëqind kamionëve do t’i duhen 15 vjet për të pastruar Gazën prej gati 40 milionë ton rrënojave në një operacion që kushton diku mes 500 milionë dollarë (394 milion £) dhe 600 milionë dollarë, thuhet në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Ky raport vë në pah sfidën e madhe të rindërtimit të territorit palestinez pas muajsh të një ofensive të ashpër izraelite që ka çuar në shkatërrim masiv të shtëpive dhe infrastrukturës.
Muajin e kaluar u publikua një raport nga Programi i OKB-së për Mjedisin, ku mes tjerash thuhej se 137 mijë e 297 ndërtesa janë dëmtuar në Gaza, më shumë se gjysma e totalit. Nga këto, pak më shumë se një e katërta u shkatërruan.
Vendgrumbullimet masive që mbulojnë midis 250 dhe 500 hektarë (618 deri në 1,235 hektarë) do të jenë të nevojshme për të hedhur rrënojat, në varësi të sasisë që mund të riciklohet./UBTNews/