Një fëmijë sudanez është vrarë ose plagosur mesatarisht çdo orë gjatë luftës brutale të vendit që ka zgjatur tashmë prej 100 ditësh, tha të hënën Agjencia e Fëmijëve e OKB-së.
Ushtria e udhëhequr nga Abdel Fattah al-Burhan dhe forcat paraushtarake të Mohamed Hamdan Daglo janë përfshirë në një betejë për të “fituar ose për të vdekur” që nga 15 prilli.
UNICEF tha se kishte dokumentuar “2500 shkelje të rënda të të drejtave të fëmijëve — mesatarisht të paktën një në orë” që nga fillimi i luftimeve.
Agjencia tha se të paktën 435 fëmijë ishin vrarë dhe 2025 u plagosën, por shtoi se shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë.
14 milionë fëmijë të tjerë kanë nevojë për mbështetje humanitare, sipas agjencisë.
“Çdo ditë fëmijët vriten, plagosen, rrëmbehen [ndërsa] shkollat, spitalet dhe infrastrukturën jetike dhe mjetet shpëtimtare në të cilat mbështeten janë të dëmtuara, të shkatërruara ose të grabitura”, tha Ted Chaiban, Zv.Drejtor Ekzekutiv i UNICEF-it për Veprimet Humanitare dhe Operacionet e Furnizimit.
“Prindërit dhe gjyshërit që kanë jetuar nëpër ciklet e mëparshme të dhunës, tani duhet të shikojnë fëmijët dhe nipërit e tyre që përjetojnë përvoja të ngjashme të tmerrshme”.
Të paktën 3,900 njerëz të të gjitha moshave janë vrarë në të gjithë Sudanin në konflikt, sipas një vlerësimi konservator.
Më shumë se 3.3 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre, 700,000 prej tyre në vendet e huaja. Miliona të tjerë janë zhytur në uri./UBTNews/