Shefi i të drejtave të OKB-së i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë të gjithë presionin e mundshëm mbi palët luftarake në Sudan për të zgjidhur konfliktin dhe për t’i dhënë fund dhunës.
Luftimet e kanë zhytur “këtë vend shumë të vuajtur në katastrofë”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.
Duke iu drejtuar një sesioni të posaçëm të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbi situatën në Sudan, ai u kërkoi “të gjitha shteteve me ndikim në rajon të inkurajojnë, me të gjitha mjetet e mundshme, zgjidhjen e kësaj krize”.
Më shumë se 750 njerëz janë vrarë dhe qindra mijëra janë zhvendosur në luftimet që filluan më 15 prill midis shefit të ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan dhe ish zëvendësit të tij Mohamed Hamdan Daglo, i cili komandon Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF)./UBTNews/