Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se më shumë se 660 mijë njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – janë larguar deri më tani nga Ukraina, si rezultat i rrezikut të pushtimit nga Rusia.
Zëdhënësja e agjencisë së OKB-së për refugjatët, Shabia Mantoo, ka thënë në një konferencë në Zvicër se është raportuar për njerëz që presin deri në 60 orë për të hyrë në Poloni, ndërsa radhët në kufirin rumun janë deri në 20 km të gjata, raporton BBC.
Një stacion treni në qytetin kufitar polak të Przemysl është bërë strehë e sigurt për mijëra njerëz që ikin nga Ukraina.