Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, tha të premten se numri i njerëzve që janë larguar nga Ukraina ka arritur në 2.5 milionë.
“Numri i refugjatëve nga Ukraina – tragjikisht – ka arritur në 2.5 milionë”, shkroi Grandi në Twitter.
“Ne vlerësojmë gjithashtu se rreth dy milionë njerëz janë të zhvendosur brenda Ukrainës. Miliona të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre nga kjo luftë e pakuptimtë”, shtoi ai tutje.
Më shumë se 1.5 milion që janë larguar nga Ukraina kanë shkuar në Poloni, tha presidenti polak, Andrzej Duda të enjten. Mbi 110 mijë refugjatë kanë shkuar në Gjermani.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt./UBTNews/