Mbi 330 mijë persona janë zhvendosur në Gaza qëkur Izraeli nisi bombardimet, konfirmoi Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) të enjten.
Përmes një deklarate, OCHA shprehu shqetësimin për dëmet ndaj infrastrukturës civile në Gaza. Izraeli nisi bllokadën e vendit, duke ndërprerë furnizimin me energji, derivate dhe ujë.
“Numri i personave të zhvendosur u rrit me 30% gjatë 24 orëve të fundit, duke shkuar në total në 338 mijë e 934”, thuhet mes tjerash në deklaratë.
Mëngjesin e të enjten, Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 600 mijë persona nuk kanë qasje në ujë dhe se spitalet po mbështeten vetëm në ujin e puseve./UBTNews/