UBT News

OKB: Mbi 29 mijë emigrantë vdiqën gjatë rrugës për në Evropë që nga viti 2014

Mbi 29 mijë njerëz kanë vdekur në rrugët e migrimit drejt Evropës që nga viti 2014, sipas një raporti të ri të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se të paktën 5 mijë e 684 migrantë kanë vdekur duke u përpjekur të arrijnë në Evropë vetëm që nga fillimi i vitit të kaluar.

Sipas raportit, rruga më vdekjeprurëse e migrimit mbetet Mesdheu Qendror nga Libia dhe Tunizia drejt Maltës ose Italisë, në të cilat emigrantët i kalojnë detet me gomone të rrezikshme dhe të rrëmbyeshme.

IOM tha të martën se 2 mijë e 836 migrantë dhe refugjatë kanë vdekur përgjatë kësaj rruge që nga janari i vitit 2021 – një rritje në krahasim me periudhën e mëparshme./UBTNews/

Exit mobile version