UBT News

OKB: Mbi 2 mijë e 400 janë vrarë në dhunën e bandave në Haiti që nga janari

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi të premten se mbi 2 mijë e 400 persona janë vrarë në Haiti që nga fillimi i vitit 2023 mes dhunës në rritje të bandave.

Kjo shifër u rrit pas vrasjes së 30 banorëve në dhunën e ushtruar nga bandat në kryeqytetin Port-au-Prince të Haititi gjatë kësaj jave. Në mesin e tyre ka edhe të plagosur.

“Midis 1 janarit dhe 15 gushtit të këtij viti, të paktën 2 mijë e 439 njerëz janë vrarë dhe 902 të tjerë janë plagosur”, u tha gazetarëve në Gjenevë zëdhënësja e zyrës së të drejtave të OKB-së, Ravina Shamdasani.

Sipas saj, gjatë kësaj periudhe janë rrëmbyer edhe 951 persona të tjerë.

Krimet e dhunshme sikurse rrëmbimet për shpërblim, vjedhjet e makinave, përdhunimet dhe vjedhjet me armë janë të zakonshme./UBTNews/

Exit mobile version