Të hënën, Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se më shumë se 123 mijë njerëz janë zhvendosur në Rripin e Gazës që nga shpërthimi i konfliktit mes militantëve palestinezë dhe Izraelit.
“Mbi 123 mijë e 538 njerëz janë zhvendosur brenda në Gaza, kryesisht për shkak të frikës, shqetësimeve të mbrojtjes dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre”, njoftoi agjencia humanitare e OKB-së, OCHA, me më shumë se 73 mijë të strehuar në shkolla./UBTNews/