Mbi 1 milion njerëz kanë ikur nga Sudani drejt shteteve fqinje, pasi po u mbarojnë ushqimet dhe po vdesin për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor pas katër muajsh luftë, njoftuan Kombet e Bashkuara.
Si pasojë e luftimeve mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) u shkatërrua kryeqyteti Khartoum dhe filluan sulmet etnike në Darfur.
Luftimet midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) kanë shkatërruar kryeqytetin Khartoum dhe kanë shkaktuar sulme etnike në Darfur. Kjo është kërcënim për Sudanin se mund të zhytet në luftë civile dhe të destabilizohet rajoni.
“Koha po ikën që fermerët të mbjellin të korrat që do t’i ushqejnë ata dhe fqinjët e tyre. Furnizimet mjekësore janë të pakta. Situata po del jashtë kontrollit”, njoftuan agjencitë e OKB-së përmes një deklarate të përbashkët.
Lufta ka ndikuar që 1 milion e 17 mijë e 449 njerëz të kalojnë nga Sudani në vendet fqinje, shumë prej të cilëve tashmë po luftojnë me ndikimin e konflikteve apo krizave ekonomike, ndërsa të zhvendosurit brenda Sudanit vlerësohet të jenë 3 milionë e 433 mijë e 25, sipas shifrave të fundit javore të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migrim (IOM)./UBTNews/