Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut e ka përshkruar luftën në Ukrainë si një “histori tmerri të shkeljeve të të drejtave të njeriut”, ku mes tjerash thuhet se respektimi i së drejtës ndërkombëtare “është lënë mënjanë”.
Misioni monitorues i OKB-së në Ukrainë ka dokumentuar vrasjen e paligjshme të 50 njerëzve në Bucha, dhe sipas zyrës së OKB-së, vrasje të tilla të qëllimshme përbëjnë krime lufte, duke shtuar se hetimet e OKB-së tregojnë se Bucha nuk është një incident i izoluar. Misioni monitorues ka pranuar akuza për më shumë se 300 vrasje të paligjshme në Ukrainë.
Shkelje të tjera qartë të dokumentuara nga misioni monitorues përfshijnë dëshmi të dhunës seksuale, bombardime të zonave dhe infrastrukturës civile, si dhe ndalimin, keqtrajtimin, torturimin dhe madje edhe vrasjen e civilëve dhe të robërve të luftës nga të gjitha palët në konflikt.
Komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet bëri thirrje urgjente për palët e përfshira në luftë për të garantuar respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për të hetuar të gjitha pretendimet për shkelje./UBTNews/