Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka thënë të mërkurën se lufta në Ukrainë kërcënon të “shkallëzojë një valë të paprecedentë urie dhe varfërie” në të gjithë botën.
“Për ata që janë në terren, çdo ditë sjell gjakderdhje dhe vuajtje të reja”, tha Antonio Guterres. “Për njerëzit në mbarë botën, lufta, së bashku me krizat e tjera, po kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe varfërie, duke lënë pas saj kaos social dhe ekonomik”.
Kriza e këtij viti ka të bëjë me “mungesën e aksesit”, tha ai. “Viti i ardhshëm mund të jetë për mungesë ushqimi. Mos u mashtroni: asnjë vend apo komunitet nuk do të mbetet i paprekur nga kjo krizë e kostos së jetesës”./UBTNews/