Kombet e Bashkuara apeluan sot për sigurimin e menjëhershëm të 1.2 miliard dollarëve ndihmë për rreth 2.7 milionë njerëz në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.
“Nevojat e 2,7 milionë njerëzve, që është e gjithë popullsia e Gazës dhe 500,000 njerëz në Bregun Perëndimor të pushtuar, do të jenë rreth 1.2 miliard dollarë”, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
“Në apelin fillestar të 12 tetorit, 294 milionë dollarë u kërkuan për të ndihmuar pothuajse 1.3 milion njerëz. Situata është bërë edhe më e vështirë që atëherë”, shtohet në deklaratë.