UBT News

OKB-ja zgjedh për herë të parë një femër sekretare të përgjithshme të agjencisë së teknologjisë

Doreen Bogdan-Martin është gruaja e parë që u zgjodh sekretare e përgjithshme e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU). ITU është agjencia kryesore teknoogjike brenda OKB-së.

E themeluar fillimisht në vitin 1865 për të menaxhuar rrjetet e para ndërkombëtare telegrafike, ITU tani ka një rol të rëndësishëm në lehtësimin e përdorimit të radios, satelitit dhe internetit.

Bogdan-Martin mposhti rivalin e saj rus, Rashid Ismailov, me 139 vota kundër 25.

Amerikania do të pasojë Houlin Zhaon, i cili ka qenë në këtë pozitë që nga viti 2014. Mandati i saj fillon më 1 janar të vitit 2023./UBTNews/

Exit mobile version