UBT News

OKB-ja thotë se Rusia refuzoi ndihmën për banorët e prekur nga shembja e digës

Moska refuzoi ofertën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar banorët e prekur nga shembja e digës Kakhovka, njoftoi organizata të dielën, derisa numri i viktimave u rrit dhe uji i ndotur ka detyruar mbylljen e plazheve në jug të Ukrainës.

Si pasojë e shembjes së digës u shkaktuan përmbytje në të gjithë Ukrainën jugore dhe pjesët e pushtuara nga Rusia në rajonin Kherson, duke shkatërruar shtëpitë dhe tokat bujqësore si dhe duke ndërprerë furnizimet për banorët.

Numri i viktimave si pasojë e shembjes së digës ka shkuar në 52, ku zyrtarët rusë thonë se 35 persona kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga Moska, ndërsa Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se 17 kanë vdekur dhe 31 janë raportuar të zhdukur.

Mbi 11 mijë persona janë evakuuar nga të dyja anët.

OKB-ja i kërkoi Rusisë të veprojë në përputhje me detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar humanitar./UBTNews/

Exit mobile version