UBT News

OKB-ja të dërgojë paqeruajtës në centralin bërthamor edhe pa miratimin rus, thotë Ukraina

TOPSHOT - A Russian serviceman patrols the territory of the Zaporizhzhia Nuclear Power Station in Energodar on May 1, 2022. - The Zaporizhzhia Nuclear Power Station in southeastern Ukraine is the largest nuclear power plant in Europe and among the 10 largest in the world. *EDITOR'S NOTE: This picture was taken during a media trip organised by the Russian army.* (Photo by Andrey BORODULIN / AFP) (Photo by ANDREY BORODULIN/AFP via Getty Images)

Një zyrtar i lartë ukrainas i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të dërgojnë paqeruajtës në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, edhe pa një marrëveshje me Rusinë për të krijuar një zonë sigurie atje.

Edhe pse Ukraina ka bërë thirrje për dërgimin e paqeruajtësve në vend që nga shtatori, është hera e parë që një zyrtar ukrainas e bën këtë kërkesë në mungesë të një marrëveshjeje me Rusinë.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së është përpjekur të ndërmjetësojë një marrëveshje për të krijuar një zonë sigurie rreth uzinës, e cila aktualisht është nën pushtimin rus dhe është përballur me bombardime të përsëritura.

Por pa asnjë marrëveshje të arritur deri më tani, Petro Kotin, kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës, Energoatom, tha se mungesa e një marrëveshje do të thotë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të vendosë paqeruajtës.

“Problemi është se nuk ka zgjidhje (në) nivelin e IAEA” tha z. Kotin.

“Procesi nuk po ecën përpara. Ne do të propozonim ta çojmë këtë problem në nivelin tjetër”./UBTNews/

Exit mobile version