UBT News

OKB-ja shton Rusinë në listën globale të autorëve për vrasjen e fëmijëve në Ukrainë

NEW YORK, UNITED STATES - 2022/07/11: Press briefing by Special Representative of the Secretary-General for Children and Armed Conflict Virginia Gamba at UN Headquarters. She presentated latest Children and Armed Conflict report. (Photo by Lev Radin/Pacific Press/LightRocket via Getty Images)

Kombet e Bashkuara shtuan Rusinë në listën globale të autorëve për vrasjen e 136 fëmijëve në Ukrainë në vitin 2022, sipas një raporti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Reuters citoi raportin e OKB-së sipas të cilit thuhet se forcat ruse dhe grupet e lidhura “lënduan 518 fëmijë dhe kryen 480 sulme në shkollat dhe spitalet ukrainase”. Ushtria ruse përdori gjithashtu 91 fëmijë si mburoja njerëzore. Rusia ka mohuar më parë se ka shënjestruar civilët.

OKB-ja akuzoi sërish ushtrinë ukrainase për vrasjen e 80 fëmijëve, plagosjen e 175 dhe kryerjen e 212 sulmeve në shkolla dhe spitale. Ukraina nuk u shtua në listën globale të shkelësve.

Sipas portalit të qeverisë ukrainase fëmijët e luftës, si pasojë e pushtimit të plotë të Rusisë kanë mbetur të vdekur 490 fëmijë dhe ka plagosur 1 mijë e 28 që nga qershori i vitit 2023./UBTNews/

Exit mobile version