Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se do të reduktojë ndihmat për gati 120,000 refugjatë sirianë në kampet jordaneze, duke thënë se masa ishte “e pashmangshme pasi fondet janë tepër të ulëta”.
OKB ka regjistruar rreth 650,000 sirianë në Jordani, të cilët u larguan nga vendi i tyre i lindjes që kur shpërtheu lufta atje më 2011, por Aman vlerëson numrin e tyre në 1.3 milionë.
WFP tha në një deklaratë se “uljet e mëtejshme të ndihmave ushqimore për refugjatët në Jordani janë bërë të pashmangshme pasi fondet janë jashtëzakonisht të ulëta”.
Deklarata shtoi se ishte “i detyruar të reduktonte me një të tretën ndihmën mujore për të gjithë 119,000 refugjatët sirianë në kampet Zaatari dhe Azraq”.
Dominik Bartsch, përfaqësuesi i agjencisë së OKB-së për refugjatët në Jordani, paralajmëroi për “pasoja serioze për refugjatët dhe komunitetet pritëse” nëse financimi nuk sigurohet./UBTNews/