Zyrtarët e lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se tërheqja e fondeve për agjencinë e saj kryesore të ndihmës në Gaza, UNRWA, mund të çojë në “kolaps të sistemit humanitar”.
Deklarata e tyre erdhi pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe vende të tjera ndërprenë fondet pas akuzave se disa pjesëtarë të stafit të OKB-së janë të përfshirë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit ndaj Izraelit.
OKB-ja shkarkoi disa pjesëtarë të stafit lidhur me akuzat. Sipas OKB-së kanë filluar hetimet në lidhje me agjencinë.
Në sulmin e 7 tetorit, persona të armatosur të Hamasit vranë rreth 1 mijë e 300 njerëz dhe morën rreth 250 pengje.
Izraeli nisi ofensivën kundër Hamasit si kundërpërgjigje dhe më shumë se 26 mijë e 700 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë./UBTNews/