Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Sudani mund të jetë në prag të një lufte gjithëpërfshirëse pas një sulmi ajror të fundjavës që vrau dhjetëra në një zonë banimi në qytetin sudanez Omdurman.
Të paktën 22 njerëz u vranë dhe shumë u plagosën në një sulm me granatime herët të shtunën, tha ministria e shëndetësisë e vendit, ndërsa muaj të tërë luftimesh të brendshme midis forcave ushtarake rivale të Sudanit vazhdojnë në të gjithë vendin.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se bombardimi i fundjavës ishte një tregues se Sudani ishte tani në “prag të një lufte civile në shkallë të plotë”./UBTNews/