UBT News

OKB-ja paralajmëron për krime të mundshme lufte në Ukrainë

Përdorimi i eksplozivëve nga Rusia me “efekte të zonës së gjerë në ose afër zonave të populluara – duke përfshirë raketa, predha artilerie të rënda, si dhe sulme ajrore” mund të përbëjnë krime lufte, ka thënë misioni i OKB-së për të drejtat e njeriut për Ukrainën.

Shefja e misionit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë, Matilda Bognor, përmendi dy shembuj specifik: Një sulm në një shkollë në Chernihiv dhe sulmi në maternitetin e Mariupolit.

OKB-ja mblodhi gjithashtu raporte për forcat ruse që qëlluan dhe vranë civilë që po përpiqeshin të evakuoheshin me makinë, dhe për civilë të vrarë gjatë tubimeve paqësore.

Ekzistojnë gjithashtu akuza për bombardime pa dallim nga forcat e armatosura ukrainase në Donetsk, të cilat OKB-ja po i shqyrton dhe ka raporte se njerëzit që perceptohen si simpatizues rusë janë rrahur ose keqtrajtuar nga policia ukrainase./UBTNews/

Exit mobile version