Agjencia e OKB-së për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD) thotë se lufta e Izraelit ka shkatërruar ekonominë e Gazës dhe ka shkaktuar “rënie alarmante” në Bregun Perëndimor, duke paralajmëruar se shkatërrimi ekonomik ka ndodhur në një “shkallë marramendëse”.
Në një raport të ri, agjencia e OKB-së tha se deri në fillim të vitit 2024, deri në 96 për qind të aseteve bujqësore të Gazës, sikurse fermat, pemishtet, sistemet e ujitjes, makineritë dhe objektet e magazinimit, janë “shkatërruar”.
Gjithashtu edhe 82% e bizneseve në territorin e rrethuar dhe të bombarduar janë dëmtuar ose shkatërruar.
Në Bregun Perëndimor, një trend pozitiv ekonomik u përmbys papritur pas 7 tetorit. Raporti tregoi se 96 për qind e bizneseve ulën aktivitetin dhe mbi 42 për qind reduktuan fuqinë punëtore.
Tani “varfëria prek pothuajse të gjithë popullsinë e Gazës dhe po rritet me shpejtësi në Bregun Perëndimor”, njoftoi UNCTAD./UBTNews/