Liz Throssell, zëdhënëse për zyrën e të drejtave të OKB-së, ka paralajmëruar kundër “pushtimit të plotë tokësor” të Libanit.
“Dhuna e armatosur mes Izraelit dhe Hezbollahut, po sjell pasoja të tmerrshme për civilët”, u tha ajo gazetarëve në Gjenevë.
“Ne kemi frikë se pushtimi i plotë tokësor nga Izraeli ndaj Libanit do të rezultojë vetëm në vuajtje më të mëdha”, tha Throssell.
Para sulmit tokësor, sulmet e përshkallëzuara mes Izraelit në Liban lanë mbi 1 mijë të vdekur brenda dy jave./UBTNews/