UBT News

OKB-ja ndalon përkohësisht disa programe në Afganistan pas ndalimit të grave punonjëse të ndihmës

Kombet e Bashkuara njoftuan disa programe “kritike për kohën” në Afganistan janë ndalur përkohësisht dhe paralajmëruan se edhe disa aktivitete të tjera të duhet të ndërpriten për shkak të një ndalimi nga administrata e udhëhequr nga talibanët për gratë punonjëse të ndihmës.

Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths, krerët e agjencive të OKB-së dhe disa grupeve të ndihmës thanë në një deklaratë të përbashkët se “pjesëmarrja e grave në dhënien e ndihmës nuk është e negociueshme dhe duhet të vazhdojë”, duke u bërë thirrje autoriteteve të anulojnë vendimin.

“Ndalimi i grave nga puna humanitare ka pasoja të menjëhershme kërcënuese për jetën për të gjithë afganët. Tashmë, disa programe kritike për kohën është dashur të ndalen përkohësisht për shkak të mungesës së personelit femër”, thuhet në deklaratë.

Ndalimi për punonjëset e ndihmës u njoftua nga administrata islamike e udhëhequr nga talibanët të shtunën e javës së kaluar. Javën e kaluar grave afgane iu ndalua të ndjekin studimet universitare. Kurse gjatë muajit mars, vajzave iu ndalua shkollimi i mesëm./UBTNews/

Exit mobile version