UBT News

OKB-ja konfirmon se karvani i ndihmave mbërriti në Siri, por apelon për më shumë ndihmë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka konfirmuar se karvani i parë i ndihmave të OKB-së ka mbërritur në veriperëndim të Sirisë, por shtoi se nevojitet edhe më shumë ndihmë në zonën e kontrolluar nga rebelët.

Ai njoftoi se autokolona kishte gjashtë kamionë me ndihma të nevojshme.

“Duhet të mendojmë për njerëzit në rend të parë”, tha Guterres.

Deklarata e tij erdhi pasi organizata lokale vullnetare siriane, Helmetat e Bardha, shprehu në Twitter zhgënjimin që pajisjet e nevojshme ajrore nuk ishin dërguar bashkë me këtë autokolonë./UBTNews/

Exit mobile version