UBT News

OKB-ja kërkon 5 miliardë dollarë për Afganistanin për të ‘shmangur katastrofën’

Kombet e Bashkuara thanë të martën se i duheshin 5 miliardë dollarë ndihmë për Afganistanin këtë vit për të shmangur një katastrofë humanitare dhe për t’i ofruar vendit të shkatërruar një të ardhme pas 40 vitesh vuajtje.

OKB-ja tha se 4.4 miliardë dollarë (3.9 miliardë euro) nevojiteshin brenda Afganistanit, ndërsa 623 milionë dollarë të tjera kërkoheshin për të mbështetur miliona afganë që strehohen përtej kufijve të tij. Sipas tyre, 22 milionë njerëz brenda Afganistanit dhe 5.7 milionë të tjerë afganë të zhvendosur në pesë vende fqinje kishin nevojë për ndihmë jetike këtë vit.

“Një katastrofë e madhe humanitare po afrohet. Mesazhi im është urgjent: mos ia mbyllni derën popullit të Afganistanit” – Martin Griffiths

“Na ndihmoni të rritemi dhe të shmangim urinë e përhapur, sëmundjet, kequshqyerjen dhe përfundimisht vdekjen”.

Prej kur talibanët morën kontrollin e Afganistanit, vendi është zhytur në kaos financiar, me inflacion dhe papunësi në rritje. Uashingtoni ka ngrirë miliarda dollarë të aseteve të vendit, ndërkohë që furnizimet me ndihma janë ndërprerë rëndë. Vendi gjithashtu pësoi thatësirën më të keqe në dekada në vitin 2021.

Ai tha se nëse realizohet kërkesa, do të ndihmonte agjencitë e ndihmës të rrisin shpërndarjen e ushqimit dhe mbështetjen e bujqësisë, shërbimet shëndetësore, trajtimin e kequshqyerjes, strehimoret emergjente, aksesin në ujë dhe kanalizime, mbrojtjen dhe arsimin.

Griffiths tha se pa ndihmën humanitare, vdekjet, uria dhe shpërnguljet e mëtejshme masive do të vazhdojnë në Afganistan.

Paratë do të shkojnë për 160 organizata joqeveritare, bashkë me agjencitë e OKB-së që ofrojnë ndihma. Disa do të përdoren për të paguar punëtorët e vijës së parë sic është personeli i kujdesit shëndetësor – por jo nëpërmjet administratës talibane.

Rreth tetë milionë fëmijë mund të humbasin arsimin e tyre sepse mësuesit kryesisht nuk janë paguar që nga gushti, përfundoi Griffiths.

Shefi i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi tha se qëllimi i pakos së ndihmës ishte të stabilizonte situatën brenda Afganistanit, duke përfshirë njerëzit e zhvendosur brenda vendit, duke parandaluar një vërshim të mëtejshëm të emigrantëve që iknin përtej kufijve të vendit./UBTNews/

Exit mobile version