UBT News

OKB-ja i kërkon Rusisë dhe Ukrainës që të sigurojnë kalim të sigurt për civilët

Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths i bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të sigurojnë kalim të sigurt për civilët që ikin nga luftimet dhe për dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e luftimeve.

OKB-ja dhe partnerët e saj kanë ofruar ushqim për qindra mijëra njerëz, por situata e sigurisë e ka bërë të vështirë arritjen e zonave të caktuara.

Deklarata vjen pasi të dyja palët ngritën akuza ndaj njëra-tjetrës për parandalimin e largimit të sigurt të civilëve.

Ambasadori i Ukrainës në OKB akuzoi Rusinë për bombardimin e korridoreve humanitare – duke bllokuar civilët të iknin në Evropë dhe duke parandaluar dërgimin e ndihmave humanitare.

Por ambasadori i Rusisë në OKB i mohoi akuzat, duke pretenduar pa argumente se ishte Ukraina ajo që po mohonte kalimin e sigurt, shkruan BBC.

Griffiths u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se zyra e tij kishte dërguar një ekip në Moskë për të punuar në përpjekje më të mira të ndihmës humanitare me shpresën për të arritur më të rrezikuarit në Ukrainë.

Exit mobile version