UBT News

OKB-ja i kërkon Muskut të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut në Twitter

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Volker Turk, i kërkoi të shtunën pronarit të ri të Twitter-it, Elon Musk, të sigurojë që respektimi i të drejtave të njeriut do të jetë në qendër të rrjetit social pas shkarkimit të rreth gjysmës së punonjësve të kompanisë.

Raportimet se Musk pushoi nga puna të gjithë ekipin e të drejtave të njeriut të kësaj platforme, “nuk ishin nga pikëpamja ime, një fillim inkurajues”, tha Turk në një letër të hapur.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se ai po fliste i shqetësuar rreth situatës në domenin dixhital dhe rolin e platformës Twitter në të.

Pas blerjes së Twitterit, Musk shpërbeu bordin e platformës Twitter dhe shkarkoi shefin ekzekutiv dhe menaxherët e lartë. Twitter të premten pushoi afërsisht gjysmën e fuqisë punëtore prej 7 mijë e 500 personash./UBTNews/

Exit mobile version