Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të premten për të diskutuar konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Brazili, i cili aktualisht mban presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thirri takimin “për të adresuar situatën në Rripin e Gazës”, tha ministria e këtij vendi në një deklaratë.
Ministri brazilian i Punëve të Jashtme, Mauro Vieira ka ndërprerë një udhëtim në Azi për të udhëtuar në New York për të marrë pjesë në takim.
Anëtarët e KS të OKB-së ishin të ndarë në lidhje me politikën në lidhje me Izraelin dhe palestinezët në një takim të dielën.
“Fëmijët nuk duhet të mbahen kurrë peng, kudo në botë”, shkroi presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në X, dikur Twitter, të mërkurën, raporton BBC.
Ai tha se Hamasi duhet të “lirojë fëmijët që janë rrëmbyer nga familjet e tyre”.
Presidenti gjithashtu i bëri thirrje Izraelit që “të ndalojë bombardimet në mënyrë që fëmijët palestinezë dhe nënat e tyre” të largohen nga Gaza përmes Egjiptit.