Komisioni Hetimor për territoret e pushtuara palestineze ka publikuar një raport mbi krimet e luftës në Gaza. Navi Pillay, kryetare e Komisionit të mbështetur nga OKB-ja, tha se Izraeli “transferoi me forcë pothuajse të gjithë popullsinë në një rrethim të vogël.
“Përdorimi i qëllimshëm i armëve të rënda me kapacitet të madh shkatërrues në zona me popullsi të dendur përbën një sulm të qëllimshëm dhe të drejtpërdrejtë ndaj popullatës civile”, thuhet mes tjerash në reagimin e OKB-së./UBTNews/