Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paraqiti “një sërë propozimesh konkrete” për të rinovuar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi në një letër drejtuar ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Sipas Guterres, është “jashtëzakonisht e rëndësishme të rinovohet” marrëveshja e grurit. Ai tha se nisma “ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për t’i bërë tregjet ushqimore më adekuate me objektivat e OKB-së për sigurinë ushqimore”, të tilla si ulja e çmimeve dhe krijimi i “kushteve për qasje në tregjet globale të shumë vendeve, përkatësisht botës në zhvillim. Megjithatë, tha ai, OKB-ja “mori parasysh kërkesat ruse”.
“Ne kemi disa zgjidhje konkrete për shqetësimet që lejojnë qasje më efektive të ushqimit dhe plehrave ruse në tregjet globale me çmime të përshtatshme”, tha ai.
Guterres tha se beson se OKB-ja “paraqiti një propozim që mund të jetë baza për një rinovim, por një rinovim që duhet të jetë i qëndrueshëm”./UBTNews/