Një grup ekspertësh të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar prodhuesit e armëve dhe municioneve që të mos marrin pjesë në dërgimin e armëve në Izrael, teksa thonë se kjo mund t’i bëjë ata bashkëpunëtorë në abuzimet e të drejtave të njeriut dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar.
Grupi prej 30 ekspertësh, duke përfshirë disa raportues të posaçëm të OKB-së, tha se prodhuesit e armëve që furnizojnë Izraelin duhet të ndalojnë transferimet e tyre të materialit luftarak “edhe nëse ato ekzekutohen sipas licencave ekzistuese të eksportit”.
“Këto kompani, duke dërguar armë, pjesë, komponentë dhe municione për forcat izraelite, rrezikojnë të jenë bashkëpunëtore në shkelje të rënda të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare humanitare”, thanë ekspertët në një deklaratë./UBTNews/