Faza e tretë e fushatës së vaksinimit të fëmijëve kundër poliomielitit në Gaza do të fillojë të martën. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se nga 10 shtatori deri më 13 shtator, fëmijët në veri të Gazës do të vaksinohen.
Janë mbajtur pauza të kufizuara në luftime për të mundësuar fushatën e vaksinimit, e cila synon të arrijë 640 mijë fëmijë në Gaza pas rastit të parë të poliomielitit në territor në rreth 25 vjet. Këto pauza të përkohshme që janë arritur midis Hamasit dhe Izraelit, përgjithësisht kanë ngecur në zona të caktuara në Gaza.
Raundi i dytë i vaksinimit do të vazhdojë katër javë pas raundit të parë.
“E marta është pjesa më e vështirë kur hapim fushatën në veri. Shpresojmë se kjo do të funksionojë në mënyrë që të përfundojmë fazën e parë të fushatës. Faza e dytë dhe e fundit është planifikuar për në fund të muajit, kur ne duhet t’i bëjmë të gjitha këto nga e para”, tha për Reuters drejtoresha e komunikimit në UNRWA, Juliette Touma.
Të dielën, faza e dytë e fushatës së vaksinimit kundër poliomielitit në Gaza përfundoi me 256 mijë e 572 fëmijë në Khan Younis dhe Rafah, që zgjati katër ditë./UBTNews/