UBT News

OKB dokumenton vrasjen e 441 civilëve në pjesën veriore të Ukrainës

Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut publikoi një raport të mërkurën që dokumenton vrasjen e 441 civilëve në rajonet veriore të Ukrainës, Kiev, Chernihiv dhe Sumy.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk tha se raporti detajon vrasjen e civilëve gjatë “prerjes së druve të zjarrit dhe blerjeve të sendeve ushqimore” në rajonet e pushtuara më parë nga forcat ruse.

Rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy u kthyen pas një tërheqjeje ruse në fund të marsit./UBTNews/

Exit mobile version