Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut do të mbajë një session special në Ukrainë këtë javë pasi Kievi bëri thirrje për rishikim të situatës atje, tha zëdhënësi Rolando Gomez.
Kjo erdhi pasi Yevheniia Filipenko, ambasadorja e Ukrainës në OKB, shkroi një letër duke i kërkuar OKB-së që të marrë në konsideratë “raportet e fundit të krimeve të luftës dhe shkeljeve në shkallë të gjerë në qytetin e Bucha… dhe raportet e vazhdueshme për viktima masive në qytetin e Mariupol”.
Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë në mesin e 55 shteteve që nënshkruan dokumentin.
Takimi, i cili pritet të zhvillohet të enjten, parasheh edhe një rezolutë që e ngarkon Komisionin e sapoformuar të Hetimit për luftën që t’i japë një raport të detajuar këshillit në fund të këtij viti./UBTNews/