UBT News

OKB do të hetojë fatin e 130 mijë personave të zhdukur gjatë luftës në Siri

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për të krijuar një organ të pavarur për të përcaktuar se çfarë ndodhi me më shumë se 130 mijë njerëz të zhdukur si rezultat i konfliktit në Siri.

Rezoluta u miratua të enjten nga organi botëror 193 anëtarësh me 83 vota pro, 11 kundër edhe 62 abstenime.

Në mesin e atyre që e kundërshtuan rezolutën ishte edhe Siria, e cila tha se nuk do të bashkëpunojë me të. Edhe Rusia, Kina, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Kuba dhe Irani votuan kundër./UBTNews/

Exit mobile version