UBT News

OKB dënon vrasjen e gazetares Shireen Abu Aqla

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar vrasjen e gazetares veterane të Al Jazeera, Shireen Abu Aqla dhe bëri thirrje për hetimin e menjëhershëm të vdekjes së saj.

Vendimi pasoi protestat e të premtes pasi policia izraelite goditi pjesëmarrësit në funeralin e Abu Aqla. Policia tha se ata vepruan pasi u qëlluan me gurë.

Abu Agla, 51-vjeçare u qëllua për vdekje teksa po raportonte për një sulm ushtarak izraelit në Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, të mërkurën.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, Këshilli i Sigurimit tha se anëtarët e saj bënë thirrje për “një hetim të menjëhershëm, të plotë, transparent dhe të drejtë dhe të paanshëm për vrasjen, dhe theksoi nevojën për të siguruar përgjegjësi”./UBTNews/

Exit mobile version