Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të përparojë drejt një zgjidhjeje me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë, duke theksuar që Jerusalemi të jetë kryeqyteti i të dy shteteve.
“Është e domosdoshme të shkohet në mënyrë përfundimtare dhe të pakthyeshme drejt një zgjidhjeje me dy shtete të bazuar në rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar”, tha Tatiana Valovaya, drejtoresha e përgjithshme e zyrës së OKB-së në Gjenevë.
“Izraeli dhe Palestina duhet të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri me Jerusalemin si kryeqytetin e të dy shteteve”, shtoi ajo./UBTNews/