UBT News

OKB apelon për 5.6 miliardë dollarë për ndihmë në Ukrainë

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se i duhen 5.6 miliardë dollarë për të ofruar ndihmë humanitare në Ukrainë dhe për miliona që kanë ikur nga vendi i shkatërruar nga lufta.

“Pothuajse një vit më vonë, lufta vazhdon të shkaktojë viktima, shkatërrim dhe zhvendosje çdo ditë, dhe në një shkallë marramendëse”, deklaroi shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths.

Rreth 21.8 milionë ukrainas kanë nevojë për ndihmë humanitare, sipas vlerësimeve të OKB-së.

Nevojat janë aq të mëdha saqë organizatat e ndihmës nuk mund t’i arrijnë të gjithë, por OKB-ja thotë se 5.6 miliardë dollarët e kërkuar do t’i mundësojnë asaj të ndihmonte 15.3 milionë njerëz në nevojë./UBTNews/

Exit mobile version