UBT News

OKB: Afganistani shteti më shtypës për gratë

Kufizimet e ashpra mbi të drejtat e grave dhe ndalimi i grave nga arsimimi dhe jeta publike e bëjnë Afganistanin “vendin më shtypës në botë” për gratë, tha misioni i OKB-së në Kabul të mërkurën, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Grave.

“Afganistani nën sundimin e talibanëve është vendi më shtypës në botë karshi të drejtave të grave”, thueht në njoftimin e misionit.

Roza Otunbayeva, kreu i misionit të OKB-së në Kabul, shtoi se qëkur u kthyen në pushtet, talibanët pothuajse kanë vendosur rregulla të cilat “i bllokojnë gratë dhe vajzat në shtëpitë e tyre”.

11.6 milionë gratë dhe vajzat e Afganistanit kërkojnë ndihmë humanitare, thotë tutje OKB-ja.

Pas kthimit të tyre në pushtet në gusht të vitit 2021, talibanët fillimisht premtuan një sistem të moderuar për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe pakicave. Por më vonë, sundimtarët islamikë iu kthyen interpretimit të tyre të rreptë dhe të ngurtë të Islamit, duke rivendosur kufizime ndaj grave.

Arsimimi i vajzave përtej klasës së gjashtë aktualisht është i ndaluar sipas kufizimeve. Grave u është ndaluar edhe të vizitojnë hapësirat publike, parqet dhe palestrat.

Talibanët gjithashtu urdhëruan gratë të mbulohen nga koka te këmbët në publik. Femrave nuk i lejohet të punojnë në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë organizatat joqeveritare./UBTNews/

Exit mobile version