UBT News

OKB: Abuzimet në Ukrainë përbëjnë krime lufte

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet ka thënë se 1 mijë trupa janë gjetur në zonat përreth kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, javët e fundit.

OKB-ja ka verifikuar pretendimet për shkelje të kryera që nga fillimi i pushtimit rus dhe shumë prej tyre mund të jenë krime lufte, shtoi ajo.

“Këto vrasje të civilëve shpesh dukeshin të ishin të qëllimshme, të kryera nga snajperë dhe ushtarë. Civilët u vranë teksa po kalonin rrugën ose largoheshin nga strehimoret e tyre për të kërkuar ushqim dhe ujë. Të tjerët u vranë ndërsa iknin me automjetet e tyre. Burra vendas të paarmatosur u vranë sepse ushtarët rusë dyshonin se ata mbështesnin forcat ukrainase ose përndryshe ishin një kërcënim potencial, dhe disa u torturuan para se të vriteshin”, deklaroi ajo.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut do të vendosë të enjten nëse do t’u kërkojë zyrtarëve të kryejnë një hetim të plotë mbi ngjarjet që ndodhën në Kiev dhe rajone të tjera në shkurt dhe mars, raporton agjencia e lajmeve Reuters./UBTNews/

Exit mobile version