Rreth 90 mijë njerëz janë zhvendosur në Mianmar për shkak të intensifikimit të konfliktit midis sundimtarëve ushtarakë të vendit dhe një aleance të grupeve të armatosura etnike, thanë Kombet e Bashkuara.
“Që nga 9 nëntori, pothuajse 50 mijë njerëz në Shanin verior u detyruan të shpërnguleshin”, njoftoi Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në një përditësim të premten.
Rreth 40 mijë njerëz të tjerë janë zhvendosur nga përleshjet midis ushtrisë dhe kundërshtarëve të saj në rajonin fqinj Sagaing dhe shtetin Kachin që nga fillimi i nëntorit.
Ky është testi më serioz për gjeneralët qëkur morën pushtetin nga qeveria e zgjedhur e Aung San Suu Kyi në shkurt të vitit 2021./UBTNews/