Agjencia e OKB-së në Gaza njoftoi se rreth 450 mijë njerëz janë larguar nga Rafah javën e kaluar, të paktën një e treta e popullsisë që ndodhej në zonë pas intensifikimit të sulmeve ushtarake izraelite.
Njerëzit po largohen nga Rafah pas thirrjeve izraelite për evakuim para një ofensive të madhe tokësore të planifikuar.
“UNRWA vlerëson se gati 450 mijë njerëz janë zhvendosur me forcë nga Rafah që nga 6 maji. Njerëzit përballen me lodhje të vazhdueshme, uri dhe frikë. Askund nuk është vendi i sigurt. Një #armëpushim i menjëhershëm është shpresa e vetme”, thuhet në njoftimin e agjencisë.
OKB-ja dhe grupet humanitare kanë vlerësuar se diku mes 1.2 dhe 1.4 milion njerëz jetonin në zonën Rafah para se të fillonte ofensiva ushtarake izraelite në pjesën lindore të qytetit javën e kaluar./UBTNews/