Më shumë se një çerek miliardë njerëz në 58 vende u përballën me pasiguri akute ushqimore vitin e kaluar për shkak të konflikteve, ndryshimeve klimatike, efekteve të pandemisë COVID-19 dhe luftës në Ukrainë, sipas një raporti që u botua këtë javë.
Raporti Global për Krizat e Ushqimit, një aleancë e organizatave humanitare e themeluar nga OKB-ja dhe Bashkimi Evropian, tha se njerëzit u përballën me uri dhe vdekje në shtatë prej këtyre vendeve: Somali, Afganistan, Burkina Faso, Haiti, Nigeri, Sudanin e Jugut dhe Jemen.
Sipas raportit, numri i njerëzve që përballen me pasiguri akute ushqimore dhe që kërkojnë ndihmë urgjente ushqimore – 258 milionë – është rritur për të katërtin vit radhazi.
Ndikimi ka qenë më i mprehtë në vendet më të varfra që varen nga importi i ushqimit./UBTNews/