Mbi 114 milionë njerëz besohet të jenë zhvendosur globalisht, shifër rekorde që flet për “dështimin e komunitetit ndërkombëtar në zgjidhjen e konflikteve”, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
“Numri i personave të zhvendosur nga lufta, persekutimi, dhuna dhe shkelja e të drejtave të njeriut mund të ketë tejkaluar shifrën 114 milionë në fund të dhjetorit”, sipas UNHCR-së, agjencisë së OKB-së për refugjatë, dhe që shënon një rritje për 5.6 milionë nga fundi i vitit të kaluar.
Kjo është shifra më e lartë e shënuar nga kjo agjenci qëkur nisi regjistrimin e të dhënave në vitin 1975.
Sipas UNHCR-së, në gjysmën e parë të vitit 2023, arsyet kryesore të zhvendosjes ishin konfliktet në Ukrainë, Sudan, Mianmar dhe Republikën Demokratike të Kongos, grindjet humanitare në Afganistan; dhe fatkeqësitë natyrore dhe paqëndrueshmëria në Somali.
Shefi i Agjencisë së OKB-së për refugjatë, Filippo Grandi theksoi dështimin e komunitetit ndërkombëtar për të adresuar gjendjen e vështirë të njerëzve të zhvendosur dhe kërkoi që të gjendet një zgjidhje për ta./UBTNews/