UBT News

OJQ-të kërkojnë fillimin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës

Organizata jo-qeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në partneritet me organizatën Save the Children – zyra në Kosovë, kanë organizuar aktivitet kreativ “Kutia postare e fëmijëve për qeverinë”, ku letrat e dërguara nga fëmijët do të ju dorëzohen institucioneve qeveritare që ato të fillojnë menjëherë implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës qe ka hyrë në fuqi me datën 17 korrik të këtij viti.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që institucionet qeveritare të ndërmarrin veprime të menjëhershme në zbatimin e këtij ligji dhe kërkesat e fëmijëve përmes kutisë postare jo vetëm të lexohen, por edhe të zbatohen ashtu që fëmijët të ndjejnë menjeherë mbrotjen, sigurinë dhe të drejtat që ju garantohen nga shteti.

Përpos dorëzimit të letrave nga fëmijët përmes kutisë postare për qeverinë, do të lansohet edhe video promovuese e Ligjit për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të informimit dhe vetëdijësimit të gjithë shoqërisë që tashmë shteti mbron fëmijët nga dhuna dhe ndëshkimi trupor në çdo ambient.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë./EO

Exit mobile version