Sipas një oficeri ukrainas brenda qytetit, qyteti Mariupol u sulmua gjatë natës.
“Bombat bien çdo 10 minuta, anijet luftarake të marinës ruse po bombardojnë. Dje ushtarët çaktivizuan katër tanke, [si dhe] mjete të blinduara dhe trupa. Ne kemi ende nevojë për municion, armë antitank dhe mbrojtje ajrore”, tha për CNN kapiteni Svyatoslav Palamar i Regjimentit të Gardës Kombëtare Azov në Mariupol.
Palamar tha se ai dhe shokët e tij luftëtarë nuk do të dorëzoheshin në Mariupol.
Qyteti i Mariupolit, i cili para luftës ishte shtëpia e rreth 450,000 njerëzve, ka qenë pothuajse nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse që nga fillimi i marsit me imazhet satelitore që tregojnë shkatërrime të konsiderueshme në zonat e banuara.
Rusia është akuzuar vazhdimisht për shënjestrimin e civilëve, me banorët e bllokuar që e përshkruajnë sulmin si “ferr”.
Një zyrtar në qytet tha se njerëzit kanë frikë të largohen nga strehimoret e tyre nëntokësore edhe për të marrë gjërat thelbësore, që do të thotë se ata po përpiqeshin të pinin më pak ujë dhe të hanin më pak ushqim, duke dalë vetëm nevoja urgjente./UBTNews/