UBT News

Oficeri i FSK-së shpëtoi një grua dhe vajzën e saj nga mbytja në det

Një grua nga Kosova dhe vajza e saj kanë shpëtuar nga mbytja në det, falë intervenimit të shpejtë dhe vetëmohues të oficerit të FSK-së, nënkolonel Bexhet Shala, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Ngjarja ka ndodhur në një nga plazhet e qytetit të Shëngjinit në Shqipëri, ku nënkolonel Shala ishte për pushime me familjen tij.

“Unë kam bërë vetëm detyrën. Ne si ushtarakë të FSK-së, e kemi mision që çdo herë të jemi në gatishmëri për tu përgjigjur situatave që kërkohen që të jemi të gatshëm të ndihmojmë këdo, pa dallim, deri në vetëmohim”, ka theksuar nënkolonel Bexhet Shala.

Shala ka marrë falënderime të shumta nga familja Berisha, për veprën e tij humane.

“Ushtarakët e FSK-së me besnikëri bartin betimin e tyre, në shërbim të popullit dhe atdheut, për mbrojtjen e tyre, duke mos kursyer as jetën! Intervenimin pa mëdyshje për shpëtimin e dy personave, nënkolonel Shala e ka bërë falë shkathtësive dhe aftësive të tija personale dhe profesionalë, përvojës së tij gjatë luftës në Kosovë si dhe leksioneve të shumta për vigjilencën në situata të ndryshme, si në luftë ashtu edhe në kohë paqe”, ka shkruar Ministria e Mbrjotjes.

Exit mobile version