Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar “Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit” në Shqipëri.
Kështu ka bërë të ditur sot FSK-ja, e cila ka informuar se pjesëmarrja në shkollime e trajnime të tilla ndihmon në ngritjen e nivelit profesional.
“Në praninë e udhëheqësve të lartë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Atasheut të Republikës së Kosovës i akredituar në Shqipëri, kolonel Enver Hoti, në Shqipëri është mbajtur ceremonia e përfundimit të “Kursit Themelor të Oficerit të Shtabit” pjesë e të cilit ishin edhe pesë kapiten të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pjesëmarrjet në shkollime dhe trajnime të tilla, ndihmojnë në ngritjen e nivelit profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur që të përballën me situata të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, është bërë e ditur në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook.