UBT News

Office 2021 do të lansohet më 5 tetor

Office 2021 do të lansohet më datën 5 tetor nga Microsoft, së bashku me Windows 11, transmeton UBT News.

Ashtu si verzioni i vitit 2019, Office i ri mund të blihet përgjithmonë me një pagesë të vetme. Pakoja do të jetë e disponueshme si për Windows ashtu edhe për macOS.

Sipas Tom Warren nga The Verge, përditësimi do të marrë një numër risish të disponueshme në Office LTSC për klientët e korporatave.

Ata kanë renditur disa nga azhurnimet, të cilat përfshijnë:

  • Line Focus – i ngjashëm me një mënyrë leximi për të hequr shpërqendrimin dhe për të lëvizur nëpër dokumentet e Word rresht pas rreshti.
  • Funksioni XLOOKUP – ndihmon në gjetjen e gjërave në një tabelë ose varg sipas rreshtit në një fletë pune të Excel.
  • Mbështetje dinamike e grupit – funksione të reja në Excel që përdorin vargje dinamike.
  • Dark Mode – të gjitha aplikacionet e Office do të kenë këtë funksion./UBTNews

Exit mobile version